Dinamo është kampione dimri në Superligën Shqiptare. Pas 19 javësh kampionat, kryeqytetasit e gjejnë veten në vendin e parë më 34 pikë, duke lënë pas Partizanin ndjekës.

Formë e jashtëzakonshme e skuadrës së Ilir Dajës, falë edhe rezultateve në 5 ndeshjet e fundit. Dinamo ka grumbulluar në total 13 pikë gjatë kësaj periudhe, kulmuar me fitoren 2-1 ndaj Egnatias.

“Nëndetësja blu” ka edhe sulmin më të mirë për momentin. Me 30 gola në total, ata janë dominues edhe në këtë aspekt, duke lënë pas Vllazninë.

Nën drejtimin e teknikut Ilir Daja, kryeqytetasit kanë shënuar rezultate pozitive. 8 fitore të regjistruara, 7 barazime dhe vetëm 1 humbje është bilanci për një total prej 31 pikësh dhe një mesatare prej thuajse 2 pikë për ndeshje.

Tv Klan