Edi Rama duke u folur në pozitat e një analisti nga studio e Zonë e Lirë është shprehur se në mënyrë cinike atij si Kryeministër i intereson sherri në PD, por nga ana tjetër ajo që Rama ka nevojë është qetësia në mënyrë që sipas tij të flasë me opozitën.
Arjan Curi: Në qoftë se analisti Rama bënte analizë komplet dhe të dilte jashtë vetes si kryeministër do duhej të na thoshte këtë sipas meje, që Ramës realisht i intereson të ikin të dy? Unë mendoj që jo, i intereson që ky sherr të zgjasë sa më shumë. E dyta është që gjithsesi do të donte që një nga të dy të mbizotëronte sepse kështu nuk ka rrugë për një lidership të ri që do të frymëzonte një opozitë. Rama do të bëjë çmos sipas meje, që njëri nga të dy të mbizotëronte. Unë mendoj që Ramës më shumë i intereson të mbizotërojë Berisha. Nëse do ishte këtu besoj se do ishte i sinqertë dhe besoj se do ta thoshte.
Arian Çani: Mendon se Rama është më shumë me Berishën se me Bashën.
Edi Rama: Unë mendoj që në mënyrë cinike, Edi Ramës i intereson sherri, por në mënyrë pragmatike në funksion të asaj që ka nevojë Edi Rama, i intereson qetësia që të ketë të bëjë me një opozitë me të cilën mund të flitet, por të dyja këto janë të pamundura.
Arian Çani: Me Bashën mund të flasë Rama, me Berishën e ka të vështirë.
Edi Rama: Nuk e bëra dallimin, thashë i intereson kjo, një opozitë me të cilën mund të fliste për arsyen se vendi ka nevojë për qetësi sepse Edi Rama është në mandatin e 3 dhe nuk ka beteja me to sepse i kam mundur dhe do t’i mundë sërish, jo vetëm njërin, por të dy bashkë.
Arjan Curi: Do të doje që njëri nga këto të mbizotëronte?
Edi Rama: Jo, prandaj do të donte të kishte përballë një forcë me legjitimitet moral. Për ta përfaqësuar të gjithë opozitën dhe për t’u shkëmbyer në mënyrë konstruktive. E sigurt është që nuk është me asnjërin. Në mënyrë cinike do të ishte me sherrin permanent, në mënyrë pragmatike do të donte që të kishte një opozitë, pavarësisht se me kë, por që është aty e unifikuar dhe që angazhohet./tvklan.al