Si gjithnjë ftues me detin e paane e te qete ne ditët me te nxehta te vitit. Durrësi, ky qytet me portin me te madh detar, i lashte dhe i ri njëherësh, u be mikpritës i natës se peste te maratonës se këngës popullore e qytetare.
Ne këtë stine ky qytet është me i gjalle, i përzgjedhur për pushime nga pjesa me e madhe e shqiptareve, jo vetëm nga ata vendas por, edhe ata nga Kosova e Maqedonia.
Shëtitorja Taulantia, gumëzhin si ngaherë pasditeve te verës. Këtë here ky shesh buze detit është bere mikpritësi ynë. Maratona e Këngës Popullore është ne vëmendje qe me mbërritjen e stafit.
Televizioni Klan dhe promotorë, e sigurisht këngëtaret e këtij rrugëtimi te katërt muzikor janë ndalur kësaj here kaq pranë pushuesve, për t’u dhuruar atyre kënaqësi me folkun shqiptar nga te gjitha trevat.
Dhe pasi rrotull skenës pushuesit dhe durrsaket kane ndalur shëtitjen e tyre te mbrëmjes nisi dhe maratona nen prezantimin e Anjeza Majës dhe Drini Zeqos.
Plot 40 këngëtare kane mbërritur edhe ne Durrës pas qyteteve te tjerë, një maratone gjithëpërfshirëse qe do preke çdo pëllëmbe te Shqipërisë nga Jugu ne veri, e nga Perëndimi ne Lindje, një maratonë që ngjason me një dasmë të madhe shqiptare.
Merushe Xhihani: “Këtu shpalosen këngë të ndryshme popullore të krahinave të ndryshme dhe ne është hera e tretë që marrim pjesë në këtë maratonë”.
Hamit Metka: “Maratona është me të vërtet një aktivitet shumë shumë i mirë. Njëkohësisht zhvillon shumë muzikën qytetare”.
Mustafa Mehja: “Evidenton materialet më të reja, më të mira dhe muzikën e mirëfilltë shqiptare kështu që do të jem i përhershëm derisa të ekzistojë maratona.”
Ermal Kore: “Promovoj këngën time të re që sapo e këndova dhe e dyta afirmoj dhe unë si këngëtar”.
Janë dashur fare pak minuta për ta mbushur plot sheshin rreth e qark skenës. Këngëtare te njohur, pjesëmarrës edhe ne maratonat e mëparshme te Këngës Popullore, përcollën edhe për publikun ne Durrës ritmet e përzgjedhura me këngë te reja e te përpunuara.
E si zakonisht skenografisë i vjen ne ndihme edhe atmosfera e krijuar rrotull skenës.
Për te dytin vit ne qytetin bregdetar, maratona gjallëron atmosferën e tij ne këtë nate vere dhe mirëpritet si një eveniment i veçante nga qytetare e pushues.
“Është bukur që ju kemi edhe këtë vit në qytetin e Durrësit dhe kjo maratonë është shkrirë, është bërë njësh me atmosferën verore këtu në qytetin tonë. Faleminderit që keni ardhur!”
“Kjo është një kënaqësi e madhe për qytetin e Durrësit sepse ka një aktivitet të cilin këta duhet ta aktivizojnë çdo javë them, jo çdo ditë dhe është kënaqësi sepse njerëzit rrinë, argëtohen me fëmijë”./tvklan.al