Donald Hoxha 34-vjeç është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar drejt vendit tonë pasi akuzohet si një prej personave pjesëmarrës e ish-efektivit të policisë Roland Rexhepi, ngjarje e ndodhur në vitin 2009 në Elbasan.

Ndaj tij gjykata në 24 Janar të këtij viti ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, që vuri në lëvizje Interpol Tiranën. Për vrasjen e Rexhepit është dënuar më parë Marjus Tafa dhe Armando Llakaj.

Përveç 34-vjeçarit, Interpol Tirana bëri të mundur ekstradimin edhe të 5 personave të tjerë. Nga Greqia u ekstradua Leodin Rungo, pasi gjykata e Apelit në Korçë, e ka dënuar me 3 vite e katër muaj burg për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Ndërkohë në Itali u bë i mundur ekstradimi i Bledar Dushkaj dhe Kristian Uldedaj të akuzuar dhe dënuar për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Sipas policisë së shtetit nga Shqipëria në Kosovë u ekstraduan Riad Sopjani dhe Bastri Sadriu, të cilët ndodheshin në kërkim për vepra të ndryshme penale. Për ekstradimet reagoi edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Teksa u përqendrua tek ekstradimi i Donald Hoxhës, Balla shkruan se po vijon puna me INTERPOL për gjetjen e personave të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale dhe të fshehur prej kohësh nga përballja me drejtësinë apo vuajtjen e dënimit.

Klan News