Për dytën herë këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira do të përfaqësojë Qipron në spektalin e Eurovision 2021. Ka qenë transmetuesi publik qipriot RIK (Cyprus Broadcasting Corporation) i cili ka propozuar emrin e Elenit si kandidate për të marrë pjesë në këtë festival.

Megjithatë vetë këngëtarja nuk e ka konfirmuar lajmin. Kënga me të cilën Eleni Foureira prezantoi Qipron në 2018 ishte Fuego. Seksi dhe shpërthyese, parashikimet e renditën atë  në vendet e sipërme të konkurentëve në Eurovision.

Edhe pse nuk u shpall fituese, kënga “Fuego” është dëgjuar plot 35.8 milionë herë. Eleni Foureira ose Entela Fureraj është më origjinë nga Fieri. Ajo  përvec hiteve të saj, njihet dhe për faktin se në fillimet e karrierës së saj mohoi se ishte shqiptare.

Edhe pse shumë media ia nxorrën në shesh të vërtetën përsëri, u desh shumë kohë që shqiptarja ta pranonte këtë gjë. Ajo pati deklaruar se u detyrua ta fshehë origjinën për shkak të racizmit.

Klan Plus