TikTok hedh poshtë çdo mundësi që miliarderi Elon Musk të blejë aktivitetin e rrjetit të madh social kinez në Shtetet e Bashkuara.
Në një reagim të saj, kompania ByteDance i konsideron “trillime” lajmet se do të përfshihet në negociata me Musk për shitjen e këtij aktiviteti.
“ByteDance” ka dy zgjidhje, ose t’ia shesë aktivitetin një firme amerikane për territorin e Shteteve të Bashkuara ose do të mbyllet pas 19 Janarit kur Gjykata e Lartë në Uashington të japë vendimin për këtë çështje.
Tv Klan