Kjo ishte hera e parë që erdhi në Kosovë e me gjasë do të mbetet edhe e fundit.
Të paktën si i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof, nuk do të takojë më liderët kosovarë e as opozitën e këtushme, sic bëri në Tetor të vitit të kaluar.
Axhendën e tij që e nisi në Korrik të 2024 kur u emërua në këtë pozitë, do ta vazhdojë Colleen Hyland, që do ta zëvendësojë Kasanofin në këtë detyrë.
Gruaja që deri tani udhëhiqte Drejtorinë për Çështjet e Evropës Qendrore dhe Jugore, tokën e Kosovës e ka krejt të njohur.
Kjo si zëvendësshefe e misionit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, mori pjesë në shumë ngjarje nëpër vend. Ky ndryshim po thuhet se do të ndikojë jo pak edhe të qasja e Uashingtonit ndaj Prishtinës.
Specifikisht te çështja kryesore e diplomacisë kosovare.
Andaj, qeveria e Kosovës po thuhet se duhet urgjentisht të aktivizohet në rregullimin e raporteve më Shtete e Bashkuara të Amerikës.
Para Kasanof e tash Hyland kryesori i Amerikës për Balkan Perëndimor ishte Gabriel Escobar./Klan Kosova