Plotë 5 javë nga votimet e 9 Shkurtit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë shpalli këtë të shtunë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare.

Në një konferencë të posaçme për mediat kreu i KQZ-së Kreshnik Radoniqi prezantoi rezultatet e votave të mara nga secili subjekt.

“LVV ka marrë 396 787 vota, PD ka marrë 196 474 vota, LDK ka marrë 171 357 vota, AAK dhe Nisma kanë marrë 66 256 vota”, tha kryetari i QZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Sa i përket mandateve, kryeson Vetvendosja në pushtet, e cila do ka fituar të drejtën ligjore për të tentuar formimin e qeverisë.

“LVV me 48 vende, PDK me 24 vende, LDK me 20 vende dhe AAK-Nisma me 8 vende”, tha Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi.

Kryeu i KQZ-së ,Kreshnik Radoniqi, tha se vonesat në publikimin e rezultateve përfundimtare erdhën për shkak të ndryshimeve ligjore dhe problemeve të platformës elektronike të rezultateve.

Tv Klan