Në një ceremoni të pazakontë edhe pse në kushte shtëpie ndarja e çmimeve “Emmy Awards” krijoi spektakël ku nuk munguan edhe batutat e një pjese të madhe të aktorëve.
“Pand-Emmy” kështu e cilësoi drejtuesi i këtij eventi Jimmy Kimmel, i cili theksoi se këto çmime janë më të veçantët që do të mbahet mend në memorien e të gjithëve. Ceremonia u mbajt në sallën Staples Center, në Kaliforni. Në krah me Kimmel ishte edhe Jennifer Ansiton e cila dezinfektonte zarfin e fituesve.
Organizatorët e ceremonisë kishin dërguar kamera dhe mikrofona në shtëpitë e të gjithë yjeve të nominuar, në 125 vende të ndryshme anembanë botës. Veshjet e aktorëve ishin ato që bënë diferencën edhe pse në kushte shtëpie.
Seriali më i mirë për aktrimin, regjinë, skenarin dhe dramën më të mirë shkoi për “Succession”. “Aktori më i mirë në dramë”, shpërblim ky i cili shkoi për yllin, Jeremy Strong.
“Succession” tregon jetën e Logan Roy një drejtues i një kompanie të madhe mediatike dhe argëtuese dhe të katër fëmijëve të tij, tre prej të cilëve dëshirojnë me patjetër t’i zënë vendin.
Zendaya bëri histori në Emmy Awards duke u bërë fituesja më e re në moshë që vlerësohet për rolin e saj si aktore kryesore në një serial dramatik, “Euphoria”. Përpos kësaj, ajo është aktorja e dytë me ngjyrë që fiton në kategorinë “Aktorja më e mirë në një serial dramatik”, pas Viola Davis te “HowTo Get Away With Murder”.
Çmimi për miniserialet më të mirë shkoi për Ozark që kishte 9 nominime dhe , “Watchmen” me 11 të tillë. Në kategorinë e komedisë u vlerësua prodhimi kanadez “Schitt’s Creek”.
Klan Plus