Enis Bardhi pritet të jetë mes futbollistëve që do ndryshojë skuadër në merkaton e Janarit. Futbollisti shqiptar që përfaqëson kombëtaren e Maqedonisë së Veriut ka dal jashtë planeve të skuadrës së Trabzonsporit.
Interes për Bardhin ka shfaqur gjiganti i futbollit kroat, Dinamo e Zagrebit, i cili nëse firmos me 29-vjeçarin do shtonte cilësitë në repartin e avancuar. Në gjurmët e mesfushorit të avancuar gjendet edhe Beshiktash, që në vitet e fundit ka shfaqur jo pak interes për futbollistët me shqiptarë.
Momentalisht, në skuadër gjendet Ernest Muçi dhe Milot Rashica, gjithsesi, për momentin më e favorizuar për të firmosur me Bardhin gjendet Dinamo. Fakti që kroatët janë pjesë e grupit të Champions League e shtyn 29-vjeçarin për të menduar kalimin te kjo skuadër.
Eksperienca e madhe e futbollistit në shumë kampionate bind Dinamon e Zagrebit, që do shtonte edhe radhët me futbollistë shqiptar pasi aktualisht pjesë e kësaj skuadre është Arbër Hoxha.
Bardhi e nisi karrierën në ligën e katërt suedeze, teksa Dinamo e ka kërkuar në vitin 2017, por në atë kohë ishte shumë i shtrenjtë, ndaj Bardhi shkoi te Levante, për të cilën luajti për pesë sezone në kampionatin spanjoll dhe në një moment arriti vlerë tregu në 20 milionë Euro. Enis Bardhi ka zhvilluar 70 ndeshje për kombëtaren e Maqedonisë së Veriut dhe ka shënuar 18 gola.
Klan News