Enis Bardhi u largua nga Trabzonspor, por do të vazhdojë te jetë pjesë e kampionatit turk. Sulmuesi shqiptar, i cili përfaqëson Maqedoninë e Veriut, është transferuar te skuadra e Bordumspor.

Te këta të fundit, Bardhi do të gjejë dy lojtarë të Shqipërisë, Taulant Seferin dhe Arlind Ajetin.

Skuadra e Bodrumspor është në luftë për mbijetesën dhe 29-vjeçari shihet si një lëvizje e rëndësishme në merkato.

Më herët u përfol edhe për një rikthim të Bardhit në Spanjë, por duket se ka vendosur të mbetet në Turqi. /tvklan.al