Enis Bardhi është larguar zyrtarisht nga Trabzonspor. Klubi turk njoftoi këtë të Mërkurë, mbylljen e bashkëpunimit me sulmuesin shqiptar, i cili luan për Maqedoninë e Veriut.
29-vjeçari ka dalë lojtar i lirë në merkato dhe është në kërkim të një aventure të re, me interesimet që nuk mungojnë.
Sulmuesi u aktivizua vetëm tetë ndeshje këtë sezon dhe mungesa e minutazhit solli ndërprerjen e kontratës me konsensus.
Bardhi ishte pjesë e klubit turk për dy sezone e gjysmë, ndërsa luajti 69 ndeshje, duke shënuar 12 gola në total. /tvklan.al