Situata në Spanjë për shkak të koronavirusit është mjaft e rënduar dhe numri i personave të infektuar dhe atyre që kanë ndërruar jetë është në shifra shumë të larta.
Këngëtari spanjoll, Enrique Iglesias përmes një postimi në Instagram njoftoi se njerku i tij, Carlos Falco ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.
Falco ishte martuar me nënën e Enrique, në vitin 1980 dhe në jetë erdhi Tamara, motra e Iglesias.
Biznemeni i njohur spanjoll ndërroi jetë në një spital në Madrid, duke mos ia dalë të mposhtë virusin e rëndë.
“Ne po kalojmë kohë të vështira dhe kjo emergjencë ka prekur shumë njerëz përfshirë edhe familjen time. Le të qëndrojmë në shtëpi dhe të kujdesemi për veten dhe të dashurit tanë. Ju dërgoj shumë dashuri dhe forcë”, shkruan këngëtari në postimin e tij.