Klikimet janë shndërruar tashmë në një lloj ‘matësi’ për suksesin e këngëtarëve, por Era Rusi nuk bën pjesë te ndjekësit e tyre. Në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, këngëtarja tha se nuk është në dijeni të numrave të saktë të klikimeve në këngët e saj, por nuk beson në shifrat e ekzagjeruara që shfaqen për një ditë.
Aldo: Rrjetet sociale, klikimet, matja reale apo jo e audiencës së këngës ka ndikuar ndopak në menaxhimin e figurës tënde si artiste? Domethënë, je e lumtur që ke marrë kaq klikime, je e prirur për të parë sa mora te ky klip që kam hedhur?
Era Rusi: Të them të drejtën, unë tani që po flasim, nuk e di saktësisht sa klikime kanë këngët e mia.
Aldo: Klikimet konvertohen në para apo jo?
Era Rusi: Po. Të them të drejtën nuk e kam besuar asnjëherë këtë gjë. Nuk besoj se mund të ekzistojnë klikime 10 milionë, 20 milionë për 1 ditë apo ku di unë, çudira që ndodhin këtu sepse ndryshe do kishin ndodhur edhe në këngëtarë të tjerë botërorë. Nga ana tjetër, kam parë kur kam bërë këngën me Ylli Bakën “Dasma ime” apo “Telat e Zemrës” me Remzie Osmanin, po, ka shkuar 30-35 milionë, por kanë kaluar 4 vjet.
Mes të tjerash, Era sqaron nga këndvështrimi i saj se si funksionon rezervimi i një këngëtari që shënon numra të lartë klikimesh dhe si reflektohet kjo në dy anë të ndryshme të medaljes.
Era Rusi: Po të bësh një xhiro në jetën e natës, vërtet ka shumë këngëtarë të cilët i kanë shumë klikime dhe i mbushin lokalet, por ka edhe nga ata që i blejnë klikimet, por pastaj anulojnë data.
Aldo: Ka?
Era Rusi: Po, ka. Ka nga të gjitha.
Aldo: Ua, kush mund të jenë? Enigmë është./tvklan.al