Presidenti turk, Rexhep Taip Erdoan i shtriu dorën e bashkëpunimit, udhëheqësit të ri sirian, Abu Mohamed al-Golani, njeriut që gjatë “Pranverës Arabe” e kishte në listën e atyre që vendi i tij i konsideronte terroristë.
“Po shohim që drejtuesi i administratës së re, zoti Ahmet Al-Sharaa po e drejton shumë mirë këtë proces dhe i vlerësojmë mesazhet e tij të moderuara dhe konstruktive.”
Premtimin për mbështetje të plotë për rindërtimin e Sirisë, kreu i shtetit turk kërcënoi ashpër ata që vazhdon t’i ketë në listën e organizatave terroriste.
“Do t’u shtypim kokat terroristëve që kërcënojnë dy vendet, duke nisur me Shtetin Islamik dhe Partinë e Puntorëve të Kurdistanit. Të dorëzojnë armët ose do i varrosim në tokat siriane me gjithë armët e tyre.“
Turqia ka mosmarrëveshje me Shtetet e Bashkuara pasi YPG-në, njërin nga grupet e armatosura kurde që Ankaraja e konsideron si terrorist, Uashingtoni e ka aleat.
Tv Klan