Me ngritjen e flamurit turk në shtizë, rifilluan pas 12 vjetësh aktivitetet e Ambasadës së Turqisë në Damask, raporton agjencia e lajmeve Anadolu.

Opozita siriane, e cila filloi përleshjet me forcat e regjimit të Bashar al-Asadit në zonat e Alepos më 27 Nëntor, fitoi kontrollin e kryeqytetit Damask më 8 Dhjetor, duke i dhënë fund regjimit 61-vjeçar Baath.

Flamuri turk u ngrit sot në ambasadën turke në Damask, duke rifilluar funksionimin, i cili ishte ndërprerë në vitin 2012. Ambasadori i Turqisë në Mauritani, Burhan Köroğlu, më 12 Dhjetor u emërua i Ngarkuar i përkohshëm me Punë i Ambasadës në Damask.

Ambasada turke në Damask pranë sheshit Rawda, ku ndodhen shumë misione diplomatike, kishte vazhduar operacionet e saj gjatë goditjes së dhunshme nga regjimi ndaj protestuesve paqësorë në vitin 2011.

Megjithatë, ambasada i ndërpreu aktivitetet e saj të përditshme më 26 mars 2012 dhe stafi dhe familjet e tyre u kthyen në Turqi. Ndërkohë, Konsullata e Përgjithshme e Sirisë në Stamboll kishte vazhduar punën e saj./AA