Pas kritikave dhe sulmeve ndaj Presidentit francez, Emanuel Macron dhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Presidenti Turk, Rexhep Tajip Erdogan është përfshirë në një shkëmbim të ashpër akuzash me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu.

Erdogan tha se Izraeli ishte “një shtet terrori” dhe se kryeministri Benjamin Netanjahu ishte një “terrorist” ditën e diel, pasi Netanjahu iu përgjigj kritikave nga ana e Turqisë ndaj reagimit të Izraelit mbi protestat në kufirin e Gazës gjatë fundjavës. 15 protestues palestinezë u vranë gjatë përleshjeve me forcat izraelite.

 “Nuk kam nevojë t’i tregoj botës se sa e egër është ushtria izraelite. Ne mund të kuptojmë se çfarë po bën ky shtet terrorist vetëm duke

parë situatën në Gaza dhe Jerus

alem”

, tha Erdogan, sipas gazetës Daily Sabah. 

“Izraeli ka kryer një masakër në Gaza dhe Netanjahu është terrorist”.

Netanjahu u përgjigj se “Erdogan nuk është mësuar me idenë që dikush t’u përgjigjet kritikave të tij, ai duhet të mësohet me këtë gjë. Ata që pushtojnë Qipron e Veriut, kurdët dhe kryejnë masakra civile në Afrin nuk duhet të na japin ne leksione mbi moralin dhe vlerat”.

Netanjahu reagoi më herët të dielën duke thenë se “ushtria izraelite nuk do të marrë leksione nga dikush që për vite me radhë po bombardon popullsinë civile pa dallim”. Leksionet mbi moralin nga Ankaraja, tha ai, janë me sa duket një shaka e “1 Prillit”./tvklan.al