Një person i dyshuar si terrorist, është qëlluar për vdekje nga efektivët e policisë në Francë.
Personi në fjalë, i veshur me një jelek shpërthyes, sulmoi katër persona me thikë, në një park pranë Parisit.
Mediat e huaja bëjnë me dije se policia ka qenë e detyruar ta qëllojë, pasi ai po sulmonte këdo që i dilte para.
Katër të plagosur janë dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. /tvklan.al