Ndërrimi i pushtetit në SHBA ka rritur optimizmin në Turqi se situatës konfliktuale në Lindjen e Mesme do t’i jepet fund. Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan shpreh bindjen se administrata e Donald Trump do të punojë në këtë drejtim.
Recep Tayyip Erdoğan, President i Turqisë: Ne presim që miku im i dashur Trump të braktisë politikat e gabuara të administratës së vjetër në mandatin e tij të dytë si president. Ne besojmë nga zemra se zoti President do të bëjë maksimumin në lidhje me përfundimin e luftërave dhe sinqerisht shpresojmë për këtë.
Erdoğan shpreson të përmirësojë marrëdhëniet e tensionuara me Shtetet e Bashkuara, duke ftuar Trump për një vizitë në Turqi.
Presidenti në largim i SHBA Joe Biden nuk e vizitoi Turqinë gjatë mandatit të tij dhe vizita e planifikuar e Erdoğan në Shtëpinë e Bardhë në fillim të këtij viti nuk u bë kurrë, duke lënë të kuptohet kështu për marrëdhëniet e ftohta mes dy vendeve. Dy presidentët së fundmi kanë pasur përplasje edhe për raportet me Izraelin pas nisjes së sulmeve në Gaza.
Fitorja e Trump është pritur pozitivisht në Turqi. Lira turke preku nivelin më të lartë ketë javë, ndërsa aksionet e Stambollit janë rritur më shumë se 5%.
Klan News