Në atmosferën e exoplanetit Wasp-76 b fryjnë erëra prej hekur. Jo vetëm, por edhe reshjet në planetin e zjarrtë janë prej këtij metali.
Wasp-76 b gjendet rreth 640 vite dritë larg Tokës jashtë sistemit diellor, dhe e tregojnë të dhënat e mbledhura nga spektografi Express i montuar në Very Large Telecope i pozicinuar në Kili.
Që prej zbulimit të tij në vitin 2013 exoplaneti ka qenë objekt i shumë studimeve që kanë treguar edhe fenomene atmosferike ektreme, ndër të cilat element metalike në atmosferë, por edhe ekzistenca e një ylberi të përhershëm në kufirin mes anës së ndriçuar dhe asaj të natës.
Për studimin e fundit kërkuesit janë përqëndruar në anën e ditës së planetit ku temperatura arrin 2400 gradë Celcius, ata kanë vëzhguar fluksin e atomeve që lëviz nga shtresat e ulëta deri në ato më të larta të atmosferës, pra një erë që fryn. Kjo është e hera e parë që vëzhgimet optike janë kaq të detajuara mbi këtë pjesë të exoplanetit, që hedhin dritë edhe mbi strukturën e atmosferës së tij.
Klan News