Zbulohet një tunel ndëryjor në renë e gaztë ku ndodhet Sistemi Diellor. Ky tunel, është i lidhur me yjësinë e Centaurit, e ndoshta edhe me një flluskë tjetër gazrash kozmike edhe me gjigande.
Tuneli mund të jetë gjeneruar nga shpërthimi i yjeve të rinj, dhe me shumë mundësi është pjesë e një rrjeti më të madh lidhjesh me rryma të ngrohta në mes të reve gjigande me gazra të ftohtë, pra rrugë të padukshme që lidhin galaktikat e yjësitë.
Zbulimi është arritur falë një hartë 3D të realizuar nga teleskopi hapësinor me rreze X eRosita i Intitutit Max Planck për fizikën jashtëtokësore, por edhe nga imazhe të Hubble Telescope, e është publikuar ne revistën Astronomi dhe Astrofizike.
Të dhënat, të mbledhura rreth 1.5 mln km nga Toka, janë të rëndësishme për studimin e të ashtuquajturës Flusske, brenda së cilës ndodhet sistemi Diellor. Është zbuluar gjithashtu se kjo Flluskë është duke u zgjeruar dhe ka edhe një ndryshim termik mes pjesës veriore galaktike me atë jugore.
Ky ndryshim temperaturash shpjegojnë autorët e studimit, mendohet se ka ardhur si pasojë e shpërthimit të yjeve masive, të cilët shkaktojnë ngrohjen dhe zgjerimin e saj.
Klan News