Pas suksesit që pati në Sanremo, Ermal Meta do të jëtë i ftuari special në Festivalin e 57-të në Radio Televizonin Shqiptar.
Ai do të interpretojë disa nga këngët e tij më të mira. E ka cilësuar si një suprizë tepër të bukur ftesën për në këtë festival.
“Jam shumë i nderuar dhe emocionuar që jam këtu. Do falënderoj Inva Mulën që më thirri këtu si dhe të gjithë stafin dhe ekipin e festivalit. Nuk e prisja”.
Gjatë konferencës këngëtari me origjinë nga Fieri tregoi edhe për eksperiencën e tij në festivalin e Sanremos.
“Fitorja ishte diçka që nuk e prisja, më erdhi si një dhuratë shumë e madhe”.
Ai zbuloi dhe disa prej këngëve që do të interpetojë si “Non Mi Avete Fatto Niente” dhe “Odio le favole”, ndërsa përsa i përket këngëve në gjuhën shqipe e la suprizë.
Këtë vit festivali i 57-të në RTSH sjell në garë 22 artistë të njohur nga 54 këngë që janë paraqitur për të qenë pjesë e kësaj gare muzikore.
Emra të tillë si Eliza Hoxha, Eranda Libohova, Jonida Maliqi, Soni Malaj, Vikena Kamenica, rikthehen në skenën e festivalit të fundvitit pas shumë vitesh.
Festivali i 57 i RTSH-së do të zhvillohet nga 20 deri më 22 Dhjetor.
Klan Plus