Ermal Meta bie pre e grabitësve. Lajmin e bëri të ditur vetë kantautori me origjinë shqiptare, në një postim në rrjetet sociale. Në të ai tregoi fotografinë e derës së shtëpisë së thyer nga grabitësit ndërsa shkruajti: “Njoftoj grabitësit që sonte më thyen derën për të vjedhur, dhe në fund morën një varëse: Nëse kërkoni flori e para mos shkoni në shtëpinë e një kantautori. Nuk jemi të pasur. Nuk shesim qershi”.

Pavarësisht kësaj ngjarjeje, artisti preferoi më pas që postimet e tjera në rrjetet sociale t’ia dedikonte të porsalindurës Fortuna Marie. Ai u bë baba vetëm dy ditë më parë, me partneren Chiara Sturdà.

“E vogla Fortuna është mirë. Mami është mirë. Unë jam mirë. Ju falenderoj për afrimitetin tuaj”, shprehet ai.

Ermal Meta baba për herë të parë

Fortuna është fëmija i parë i kantautorit shqiptaro-italian. Fituesit i Sanremos në 2018-n postoi një foto ku mbante dorën e të porsalindurës dhe ku shkruajti: “Dora ime nuk ka qenë kurrë kaq e madhe, as zemra”.

Libri i kantautorit dhe gjyshi i vrarë

Në 2022-n Ermal Meta publikoi “Domani e per sempre”, një libër ku tregoi historinë e jetës. Gjyshi i tij nga nëna, i cili kishte qenë mjek, u vra kur ishte vetëm 30 vjeç. E gjetën me fytin e prerë. Ishte menjëherë e qartë kush qe vrasësi. Gjyshja e Ermalit shkoi për ta takuar në burg dhe ai iu betua se do të zbulonte përse dhe kush e kishte urdhëruar për ta vrarë. Nuk e tha kurrë. Të njëjtën natë u eliminua.

“Disa ngjarje, sidomos kur janë traumatike, me kalimin e viteve kanë tendencën për t’u kthyer në mite. Ajo që më frymëzoi më shumë ishin gjërat që kam jetuar vetë, historitë e kushërirës, të mikut, të motrës. Ka pasur vlerë mbi të gjitha përballja mes një jete të shkuar dhe asaj pasardhëse. Unë kam pasur dy jetë, e para në Shqipëri dhe e dyta në Itali”./tvklan.al