E përditshmja australiane e krahason rivierën shqiptare me Ibizën e Spanjës
Shqipëria po sheh një rritje të konsiderueshme të vizitorëve dhe po pozicionohet gjithnjë e më shumë si një strehë pushimi e eksplorimi gjatë gjithë vitit për udhëtarët.
Artikuj të ndryshëm në mediat më prestigjioze anembanë botës kanë shfaqur vendin tonë si një vend i pazbuluar dhe i lirë dhe tashmë jehona e tyre ka mbërritur edhe në Australi. Është e përditshmja australiane “Escape” e cila thekson se Shqipëria me një vijë bregdetare 450 kilometra, në jug të Kroacisë dhe në veriperëndim të Malit të Zi në detet Adriatik dhe Jon, po kthehet në një destinacion të ri turistik në Evropë.
Jo vetëm që është më relaksuese se Ibiza, por është edhe më lirë, thuhet ndër të tjera.
Falë videove të shumta në Instagram dhe TikTok udhëtarët e huaj po promovojnë bukuritë e Shqipërisë.
E tillë është edhe kjo video e një përdoruesi të këtij rrjeti social që shkruan si: “TikToku kishte të drejtë për Shqipërinë. Uau!” Në komentet pranë kësaj videoje, përdorues të tjerë të TikTok shprehën dëshirën e tyre për ta vizituar, duke etiketuar miqtë e tyre.
@torastravels Tiktok was right about Albania… WOW! 🤩🤩🤩 Follow on ig (toras.travels) to see daily stories from our stay 😍 This is Koman lake and we stayed at Riverside Komami Lake, highly recommend it! 💘 #travel #fyp #foryou #traveltiktok #travellife #bucketlist #albania #visitalbania🇦🇱🇦🇱🇦🇱 ♬ original sound – Salt in our Hair
Kjo e përditshme australiane u kujton lexuesve të saj se porta kryesore për në Rivierën Shqiptare është nëpërmjet aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, i cili është dy orë me makinë nga Vlora, fillimi i kësaj shtrirje mahnitëse të vijës bregdetare.
Rekomandon që të vizitohen plazhet e Himarës, Dhërmiut dhe Ksamilit, por edhe Liqenin e Komanit dhe lumin e Shalës.
Klan News