I dërguari i posaçëm i SHBA në Prishtinë së bashku me Lajçak, në fokus bisedimet me Serbinë dhe asociacioni
Në kuadër të përpjekjeve të koordinuara SHBA-Evropë për të vënë në lëvizje dialogun e ndërprerë Kosovë-Serbi po qëndrojnë në Kosovë emisarit special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Esobar dhe ai i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak. Ata kanë zhvilluar takime fillimisht me presidenten Vjosa Osmani pastaj me kryeministrin Kurti, ndërsa do të qëndrojnë në Kosovë deri të mërkurën. Të deleguarit e BE-së dhe SHBA-së thanë se ndajnë vizionin e njëjtë për çështjen e dialogut.
“Nga perspektiva amerikane, dua të them se SHBA-ja e përkrah plotësisht pavarësinë e Kosovës, integritetin territorial të saj. E keni treguar se jeni partner solid, mik i mirë dhe ju falënderojmë për këtë. Kemi punuar me kolegët evropianë që ta njohin Ballkanin Perëndimor si mundësi të jashtëzakonshme e jo si rrezik. Ne inkurajojmë gjitha palët që ta shohin Ballkanin Perëndimor si anëtar potencial të ardhshëm. Dialogu ka përkrahjen tonë të plotë”, tha Escobar.
“Jam i lumtur se vizita ka ofruar mundësi për të diskutuar planin tonë për muajt e ardhshëm e javët e ardhshme me presidentin, me kryeministrin. Do të vazhdojmë diskutimet tona”, tha Lajçak.
Kryeministri Kurti tha se dialogu duhet të jetë parimor. Escobar e Lajçak do të qëndrojnë në Kosovë deri të mërkurën ku vizitën do ta përmbyllin me një konferencë për media.
Tv Klan