Shqipëria do të hapë më 15 Tetor në Luksemburg diskutimin e kapitujve të parë të negociatave me BE-në, për çështjet themelore. Ambasadorët e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Europian, përfshirë Greqinë kane dhënë dakordesinë që të zhvillohet konferenca e dytë ndërqeveritare. Ky grup kapitujsh përfshin çështje si Prokurimi, Statistikat, Gjyqësori dhe të drejtat themelore, drejtësia,...