Shqipëria do të mbajë më 15 Tetor 2024 Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian në Luksemburg.

Kjo konferencë do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë për Klasterin 1, ku përfshihen kapitujt dhe fushat e mëposhtme:

-Funksionimi i institucioneve demokratike

-Reforma e administratës publike

-Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore

-Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria

-Kriteret ekonomike

-Kapitulli 5 – Prokurimi publik

-Kapitulli 18 – Statistikat

-Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

Kapitujt negociues ndahen në 6 grupime tematike: Bazat; tregu i brendshëm; konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; axhenda e gjelbër dhe lidhja e qëndrueshme; burimet, bujqësia dhe kohezioni dhe marrëdhëniet e jashtme. Ky shihet dhe si një moment i rëndësishëm i Shqipërisë në hapjen e negociatave me BE-në.

Konferenca e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE u mbajt më 19 Korrik 2022, datë që shënoi një moment historik për vendin tonë: Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.