“Kur zemra ime u thye”, Loredana rrëfen depresionin pas ndarjes nga Mozzik: Peshoja 43 kilogramë
“Ishte e tmerrshme. Herën e parë që isha larg tij për një kohë të gjatë, ishin ditët më të këqija të jetës sime”, kujton 29-vjeçarja. “Humba shumë peshë gjatë asaj kohe. 173 centimetra e gjatë dhe peshoja vetëm 43 kilogramë”. Loredana rrëfen se konsumonte vetëm pije energjike dhe cigare.