Dinamo u rikthye te fitorja në kampionat, pas katër barazimeve radhazi. Blutë e kryeqytetit triumfuan me rezultatin 2-0 ndaj Laçit, në sfidën e javës së 26-të. Heroi i vendasve ishte Dejvi Bregu, i cili realizoi dopietë golash. Sulmuesi zhbllokoi takimin në minutën e 2-të me një supergol nga jashtë zone, ndërsa dyfishoi shifrat me penallti...