Dinamo fitoi 2 – 1 me përmbysje me Vllazninë kryesuese, duke i shkaktuar shkodranëve humbjen e parë pas 3 fitoreve radhazi. Ekipi kryeqytetas pësoi fillimisht gol në pjesën e parë ne minutën e 28 me anë të Salës.
Në fillimin e pjesës së dytë Vllaznia mbeti me 10 lojtarë. Ishte pikërisht shënuesi i golit Sala që doli nga loja me kartonin e dytë të verdhë.
Kjo i krijoi mundësinë dinamos të kthente lojën në favor të saj. Fillimisht barazimi në minutën e 79, edhe me ndihmën e VAR.
Goli i fitores erdhi në minutën e 5 shtesë nga Dejvi Bregu…
Me këtë fitore Dinamo ngjitet në vendin e katërt me 11 pikë.
Ndeshja tjetër mes Laçit dhe Teutës, rezultoi me fitoren e durrsakëve. Beqaj ishte autori i vetëm i suksesit.
Teuta renditet e katërta me 10 pikë, ndërsa Laçi mbetet i fundit në kuotën e pikëve.
Tv Klan