Cilësia e karburantit në vend vazhdon të mbetet shqetësim për konsumatorët. Pasojat e cilësisë se dobët të karburantit reflektohen te defektet e shumta që shfaqin automjetet. Një gjë e tillë pohohet në pikat e servisit të automjeteve në kryeqytet, ku konstatohet se shkaktar direkt i rreth 30% të dëmtimeve të motorit apo pjesëve të tjera...