Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Dogana E Kapshticës

Shqiptarët në Kapshticë bllokojnë lëvizjen e mjeteve

Pas dy ditësh të bllokuar në Kapshticë, personat që kanë mbetur në tokën neutrale, kanë bllokuar lëvizjen e mjeteve të transportit të mallrave drejt Greqisë dhe Shqipërisë. Ata thonë se nuk do të lejojnë asnjë mjet të hyjë dhe dalë nga dogana, deri kur situata e tyre të marrë zgjidhje. Edhe pse prej disa ditësh...

Prill 5, 2020

15.8 milionë Lekë të fshehura në çantë, sekuestrohen paratë në doganë

Policia Kufitare e Kapshticës ka parandaluar një rast të transferimit të parave jashtë Shqipërisë në mënyrë të paligjshme. Një qytetar që po dilte jashtë vendit përmes doganës së Kapshticës, kishte të fshehura në çantë vlera monetare në Lekë, Euro dhe Paund, të cilat kapin shifrën e 15.8 milionë Lekëve të vjetra, dhe që nuk i...

Mars 4, 2020

Shtohen kontrollet në doganën e Kapshticës

Shkak shfaqja e koronavirusit në Greqi Rasti i parë me koronavirus në Greqi ka shtuar kontrollet e autoriteteve shëndetësore në pikën doganore të Kapshticës. Të gjithë qytetarët që kthehen në Shqipëri nga vendet europiane, duke kaluar tranzit në Greqi, i nënshtrohen një pyetësori për gjendjen shëndetësore dhe ju matet temperatura. Strukturat lokale të Shëndetit Publik,...

Shkurt 26, 2020

Sekuestrohen dy kamionë me drogë në doganë

Dy kamionë me drogë janë sekuestruar në doganën e Kapshticës mbrëmjen e sotme gjatë kontrollit në vijën e dytë nga agjentët doganorë. Në dy kamionë u gjetën të fshehur thasë me drogë. Lënda narkotike u zbulua me ndihmën e qenve anti-drogë. Policia nuk jep detaje për sasinë e drogës për shkak të hetimit. Ende vijojnë...

Shkurt 13, 2019

Festat e fundvitit/ Shtohet numri i emigrantëve që kthehen në Shqipëri

Me afrimin e festave të fundvitit, në doganat shqiptare është shtuar fluksi i hyrjeve dhe daljeve në territorin shqiptar. Sipas të dhënave të datës 24 Dhjetor, nga pika kufitare e Kapshticës kanë hyrë në vendin tonë 5934 shtetas shqiptarë dhe 862 shtetas të huaj. Të shumtë kanë qenë edhe ata që kanë preferuar t’i kalojnë...

Dhjetor 25, 2017

Kaos në Kapshticë, pala greke nuk lejon qytetarët shqiptarë të kalojnë

Në pikën kufitare të Kapshticës vazhdojnë problemet nga pala greke, e cila nuk lejon qytetarët shqiptarë të kalojnë drejt Greqisë. Doganierët grekë lejojnë të kalojnë vetëm qytetarët që janë me dokumente apo pasaportë greke dhe me pasaportë të vendeve të Bashkimit Europian. Qytetarët shqiptarë vazhdojnë prej ditës së djeshme të presin në radhë, ndërkohë që...

Nëntor 5, 2017

Greqia bllokon tërësisht kalimin nga dogana e Kapshticës

Dogana e Kapshticës do të pezullojë tërësisht punën dhe nuk do të lejohet kalimi drejt Greqisë. Kjo për shkak se pala greke ka njoftuar se më datë 29 Tetor, nga ora 02:00 e mëngjesit deri në orën 05:00 të mëngjesit nuk do të lejohet të kalojnë as automjetet dhe as këmbësorët. Ndërprerja 3-orëshe vjen për...

Tetor 28, 2017

Bllokohet dogana e Kapshticës, pala greke ul qepenat për dy ditë

Për dy ditë pika kufitare e Kapshticës do të jetë e mbyllur. Kjo masë vjen për shkak të një greve që do të zhvillojnë punonjësit e policisë në shtetin helen si dhe sektorët e tjerë publikë, që janë kundër masave shtrënguese të qeverisë greke. Kështu nga dita e premte, pala greke në pikën kufitare të...

Maj 19, 2016

Përfundojnë pushimet për emigrantët

Me mbarimin e festave të fundvitit emigrantët fillojnë të kthehen në vendet e tyre të punës. Sot në pikën doganore të Kapshticës dhe  atë të Kakavijës kanë nisur të kthehen emigrantët e  parë, por numri i tyre ka qenë shumë i vogël. Fluksi më i madh pritet të nisë nga dita e nesërme në pjesën...

Janar 2, 2010

Fillim Gushti, rikthehen radhët e emigrantëve në dogana-(1 Gusht 2009)

Me gushtin është rikthyer makthi në lëvizjen e kufirit shqiptaro grek. Dita e parë e këtij muaji ka shënuar radhë kilometrike në pikën më të madhe të kalimit kufitar mes dy vendeve. “Kishte shuam radhë, 5km.” “Kemi pothuajse që nga ora 4 e mëngjesit.” Dogana greke ka përgjysmuar numrin e punonjësve për shkak të pushimeve....

Gusht 1, 2009