Për dy ditë pika kufitare e Kapshticës do të jetë e mbyllur. Kjo masë vjen për shkak të një greve që do të zhvillojnë punonjësit e policisë në shtetin helen si dhe sektorët e tjerë publikë, që janë kundër masave shtrënguese të qeverisë greke.
Kështu nga dita e premte, pala greke në pikën kufitare të Kapshticës, do të ulë qepenat. Ndërprerja e punës do të fillojë nga 07:00 e ditës së premte deri ditën e diel po në orën 07:00 të mëngjesit.
Gjatë harkut kohor prej 48-orësh, dogana greke nuk do të kryejë veprime dhe nuk do të lejohet kalimi i automjeteve. Përjashtim do të bëhet vetëm për këmbësorët, si edhe për ndonjë rast emergjent.
/tvklan.al