Policia Kufitare e Kapshticës ka parandaluar një rast të transferimit të parave jashtë Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.
Një qytetar që po dilte jashtë vendit përmes doganës së Kapshticës, kishte të fshehura në çantë vlera monetare në Lekë, Euro dhe Paund, të cilat kapin shifrën e 15.8 milionë Lekëve të vjetra, dhe që nuk i deklaroi në kufi tek autoritetet doganore.
Paratë ju gjetën gjatë kontrollit në vijën e dytë. Shuma prej 15.8 milionë Lekë u sekuestrua.
Ndërsa qytetari me iniciale E.D. 38 vjeç nga fshati Pezë i Tiraës, është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale të mosdeklarimit të të parave në kufi. /tvklan.al