Me mbarimin e festave të fundvitit emigrantët fillojnë të kthehen në vendet e tyre të punës. Sot në pikën doganore të Kapshticës dhe atë të Kakavijës kanë nisur të kthehen emigrantët e parë, por numri i tyre ka qenë shumë i vogël.
Fluksi më i madh pritet të nisë nga dita e nesërme në pjesën më të madhe të pikave kufitare.
Sipas burimeve, nga ana e autoriteteve doganore janë marrë të gjitha masat për të përballuar një fluks të mundshëm.
Të dyja këto pika do të punojnë me kapacitet të plotë të sporteleve.Gjithashtu janë marre kontakte edhe me palën greke për të parandaluar radhët e gjata.
Edhe në portin më të madh të vendit, në Durrës situata paraqitet e qetë edhe pse janë marrë masa për të mos krijuar radhë.
Tv Klan