Në pikën kufitare të Kapshticës vazhdojnë problemet nga pala greke, e cila nuk lejon qytetarët shqiptarë të kalojnë drejt Greqisë.

Doganierët grekë lejojnë të kalojnë vetëm qytetarët që janë me dokumente apo pasaportë greke dhe me pasaportë të vendeve të Bashkimit Europian.

Qytetarët shqiptarë vazhdojnë prej ditës së djeshme të presin në radhë, ndërkohë që e njëjta situatë ishte dje edhe në doganën e Kakavijes, por më pas u normalizua.

Aktualisht në Kapshticë nuk ka asnjë njoftim nga pala greke se kur do të rregullohet defekti në sistemin kompjuterik që sipas tyre është jashtë funksionit prej 48 orësh. /

tvklan.al