Euro 2024| Gol në minutat e fundit, tifozeri e “çmendur” në Fan Zone
Pavarësisht temperaturave të larta, atmosfera në Fan Zonën e Sheshit Skënderbej ishte e mrekullueshme për sfidën Shqipëri-Kroaci. Bashkia kishte menduar të zhvillonte edhe një shkuma party, për t’i bërë disi ballë edhe vapës së madhe. Sigurisht nuk munguan edhe momentet e ankthit përgjatë gjithë sfidës. Goli i barazimit ishte ai që ngriti peshë tifozat kuqezi...