Pavarësisht temperaturave të larta, atmosfera në Fan Zonën e Sheshit Skënderbej ishte e mrekullueshme për sfidën Shqipëri-Kroaci.
Bashkia kishte menduar të zhvillonte edhe një shkuma party, për t’i bërë disi ballë edhe vapës së madhe. Sigurisht nuk munguan edhe momentet e ankthit përgjatë gjithë sfidës.
Goli i barazimit ishte ai që ngriti peshë tifozat kuqezi në Fan Zone. Tifozët shprehen se ndihen krenarë për këtë sfidë të vështirë dhe plot supriza të kombëtares kuqezi.
Çdo ditë Fan Zone te sheshi Skënderbej dhe ajo te stadiumi “Selman Stermasi” mbledhin dhjetëra tifozë që ndjekin kombëtaret e tyre të zemrës.
Klan News