Sfida finale e Euro 2024 mes Spanjës dhe Anglisë u ndoq nga qindra tifozë edhe në FanZonën më të madhe në Shqipëri tek sheshi “Skënderbej”.
Shumica e tyre të ulur në fushën e blertë ishin të fokusuar tek ekrani gjigant për të ndjekur Spanjë – Angli në Televizionin Klan.
Në mesin e tyre nuk mungonin as të huajt që përkrahnin Spanjën apo Anglinë, dhe ky është kur momenti mbretëresha e Euro 2024 kaloi në avantazh.
Në pjesën e dytë, të radhës që u lumturuan pafund ishin edhe tifozët e kombëtares angleze kur barazoi në minutën e 73’ të sfidës.
Në mesin e tifozëve tek sheshi “Skenderbej” nuk mungoi as Kryebashkiaku Erion Veliaj, që pjesën më të madhe të ndeshjeve i ka ndjekur tek kjo FanZonë.
Në fund të përballjes Spanjë-Angli, festa vijoi me tifozët e zjarrtë të Spanjës që u kurorëzua si fituesja e Euro 2024.
Për 30 ditë ‘FanZona’ tek sheshi “Skënderbej” u kthye në një ministadium festiv me transmetimin e çdo ndeshje dhe argëtim pafund për të pranishmit.
Klan News