Shqipëria dhe Spanja përballen sot për ndeshjen e fundit në grupe të Euro 2024.

Gazetari Maksi Rama, për Klan News tregon emocionet live nga “fan zone” në sheshin “Skënderbej” e cila shihet që është veshur në ngjyrat kuqezi të Kombëtares shqiptare.

Tifozët e shumtë kanë mbushur rrugët edhe të qyteteve të tjera të Shqipërisë. Nuk kanë munguar ngjyrat kuqezi edhe në qytetet e Gjermanisë ku Dyseldorfi është mbushur me tifozët shqiptarë të cilët kanë shkuar të ndjekin nga afër ndeshjen shumë të rëndësishme mes Shqipërisë dhe Spanjës.

Ndeshjen Shqipëri-Spanjë mund ta ndiqni ekskluzivisht në Tv Klan./tvklan.al