Përfundon me pesimizëm për krizën botërore, forumi ekonomik i Davosit në Zvicër – (2 Shkurt 2009)
Forumi botëror ekonomik i Davosit mbylli punimet në një klimë pasigurie dhe pavendosmërie në vazhdën e krizës më të thelë ekonomike që ka mbërthyer botën. Pjesëmarrësit janë larguar nga Davosi i acartë për t’u përballur me një realitet po aq të ftohtë financiar, ku rigjallërimi ekonomik komplikohet nga frika e trazirave sociale dhe papunësisë në...