Forumi botëror ekonomik i Davosit mbylli punimet në një klimë pasigurie dhe pavendosmërie në vazhdën e krizës më të thelë ekonomike që ka mbërthyer botën. Pjesëmarrësit janë larguar nga Davosi i acartë për t’u përballur me një realitet po aq të ftohtë financiar, ku rigjallërimi ekonomik komplikohet nga frika e trazirave sociale dhe papunësisë në rritje.

Forumi i Davosit i cili mbledh njerëzit më të shquar të qeverive dhe biznesit nuk artriti të dalë me një plan të ri për të frenuar krizën financiare globale. Këtë vit vlerësuan ekspertët delegatët u shfaqën shuam pesimist kur mësuan problemet e rënda. Ndaj Davosi thotë fituesi i çmimit Nobel për ekonominë Josef Stiglic thuajse ndikoi në përkeqësimin e këtij realiteti të zymtë. Megjithatë themeluesi i këtij forumi Claus Shuab përdori parullën e fushatës së presidentit amerikan Obama, si thirrje për të zgjidhur krizën ekonomike botërore.

Vitin e shkuar në Davos mbretëronte besimi se fuqitë e reja ekonomike, Kina, India, Rusia dhe Brazili mund ti mbijetonin recesionit amerikan për shkak të potencialit të tyre, po doli se kjo ishte e gabuar thanë analistët. Sytë tani do të drejtohen tek takimi i 20 vendeve më të fuqishme industriale që do të bahet në muajin prill në Londër ku dhe udhëheqësit d të duhet ët marrin vendime të vështira./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle