Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Fushe Arrez

Veriu i vendit përfshihet nga moti i keq

Reshjet e dëborës mbuluan të gjitha zonat malore të veriut të vendit natën e kaluar. Në akset Bogë-Theth dhe në Hani i Hotit-Tamarë në lartësinë mbi 1200m reshjet kanë qenë më të dendura, por autoritetet njoftojnë se mjetet borëpastruese janë në terren dhe po mbajnë të hapura akset kombëtare. Në Fushë Arrëz, si pasojë e...

10 orë

Moti i keq, dëmtohet çatia e spitalit në Pukë. Në Fushë Arrëz rrezikohet një banesë

Çatia e spitalit në Pukë është dëmtuar si pasojë e motit të keq gjatë natës. Emergjencat civile thonë se si pasojë e erës së fortë është shkëputur një pjesë e çatisë me përbërje llamarine. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Dëmtime ka edhe në disa pallate në qytetin e Fushë Arrëzit pasi nga era...

Nëntor 21, 2024

Makina del nga rruga në Fushë Arrëz, vdes shoferi

Një 40 vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pasi makina e tij ka dalë nga rruga. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Laku i Ballcit” në Fushë Arrëz. “Rreth orës 07:30, në aksin rrugor “Kryezi-Iballë”, në vendin e quajtur “Laku i Ballcit”, shtetasi Sh. Ll., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka...

Shtator 11, 2024

25 vatra zjarri në 24 orët e fundit, MM: Vetëm 2 mbeten aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri në Shqipëri. Ministria e Mbrojtjes njofton se si pasojë e punës së strukturave të Mbrojtjes Civile janë shuar 23 vatra zjarri. Vatër problematike ka qenë në fshatin Shishtavec të Bashkisë Kukës, e cila është izoluar plotësisht, falë ndërhyrjes së koordinuar të efektivëve të Forcave të...

Shtator 4, 2024

Dyshohet se kultivoi 4520 bimë kanabis në Fushë-Arrëz, arrestohet 25-vjeçari

Policia ka arrestuar një 25-vjeçar me iniciale L.Gj. që dyshohet se ka kultivuar 4520 bimë narkotike kanabis në fshatin Iballë të Fushë Arrëzit. Këto bimë kanabisi janë asgjësuar nga policia më datë 26 Qershor 2024. Gjithashtujanë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin...

Korrik 18, 2024

Curri për takimin me kryeministrin Rama: Problematikat që kanë qytetarët, më të mëdha se ndasitë politike

Kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Hilë Curri ka dhënë një prononcim për mediat pas takimit në Shkodër me kryeministrin Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, Curri është shprehur se nuk e ka parë këtë mbledhje në aspektin politik teksa ka shtuar se problematikat që qytetarët kanë janë më të mëdha. Hilë Curri: Si kolegu im, kjo është mbledhje...

Mars 9, 2024

Plagoset me thikë një person

Pukë | Rreth orës 11:30, në Fushë Arrëz, Fran Mëhilli, 43 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë, Dedë Gjinin, 52 vjeç, banues në Fushë Arrëz. I dëmtuari ndodhet në spitalin e Pukës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale u...

Dhjetor 7, 2021

67-vjeçarit i gjendet automatik dhe 570 fishekë

Një 67-vjeçar është arrestuar në fshatin Dardhë të Fushë-Arrëzit pas informacioneve në rrugë operative se dispononte armë dhe municione luftarake. Armët u gjetën në banesën e 67-vjeçarit J.D., ku gjatë kontrollit u sekuestruan 1 automatik, 3 krehëra dhe 570 fishekë. 67-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale të mbajtjes...

Janar 29, 2021

Vëllai i bën komplimente motrës mes emisionit: Je bërë shumë e bukur, nuk duam të ndikojmë…

Dy vëllezër nga Fushë-Arrëzi Besmiri dhe Andueli kanë ardhur në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare për t’i ofruar ndihmën e tyre motrës e cila është në proces divorci. Ata i kërkojnë që ajo të lërë Fushë-Arrëzin dhe të vijë në Tiranë të jetojë me ta. Besmiri: Motër komplimente, si gjithmonë...

Dhjetor 13, 2020

Çfarë i ka ndodhur lumit?

Katastrofa mjedisore që po shkaktojnë fabrikat e 2 kompanive turke në Shqipëri “Stop” është ndalur në Fushë-Arrëz, pranë Lumit Fan i Madh. Fabrika e pasurimit të bakrit ka derdhur mbetjet që përpunon nga minerali në lumë. Katastrofa mjedisore është e dukshme për disa kilometra përgjatë lumit. “Gjurmët e krimit janë të dukshme, mjafton që ju...

Qershor 12, 2020