Situatë problematike në Qarkun e Shkodrës paraqitet vetëm në bashkinë e Fushë Arrëzit.

Atje vijojnë të jenë temperaturat shumë të ulëta ndërsa era vijon të jetë e fuqishme.

Po ashtu raportohet se rruga e Iballës vazhdon të jetë e bllokuar. Nga ana tjetër, janë mbyllur edhe katër shkolla për ditën e sotme.

“Shkollat e Njësive Administrative Qafë-Mali, Iballë, Blerim dhe Fierz vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe për ditën e sotme”, njoftuan nga Mbrojtja Civile./tvklan.al