Një 67-vjeçar është arrestuar në fshatin Dardhë të Fushë-Arrëzit pas informacioneve në rrugë operative se dispononte armë dhe municione luftarake.
Armët u gjetën në banesën e 67-vjeçarit J.D., ku gjatë kontrollit u sekuestruan 1 automatik, 3 krehëra dhe 570 fishekë.
67-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake. /tvklan.al