Kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Hilë Curri ka dhënë një prononcim për mediat pas takimit në Shkodër me kryeministrin Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, Curri është shprehur se nuk e ka parë këtë mbledhje në aspektin politik teksa ka shtuar se problematikat që qytetarët kanë janë më të mëdha.

Hilë Curri: Si kolegu im, kjo është mbledhje e të gjithë kryetarëve të bashkive. Ne kemi specifika të veçanta si bashki. Asnjëri prej nesh nuk e ka parë në aspektin poltik sepse problematikat që kanë qytetarët tanë janë më të mëdha se ndasitë politike. Diskutuam shumë. Bashkitë e vogla kanë paga më të ulëta. Morëm njëfarë garancie. U la edhe Skype një herë në muaj me ministrat. Na favorizon. Garancia më e madhe është edhe BE, nëse në ndonjë moment nuk ndihemi të vlerësuar. Ne mbetemi bashki të vogla. Ka disa bashki në Shqipëri që kanë teprica në buxhet dhe nuk mund t’i harxhojnë, ne kemi mungesa.

/tvklan.al