Policia ka arrestuar një 25-vjeçar me iniciale L.Gj. që dyshohet se ka kultivuar 4520 bimë narkotike kanabis në fshatin Iballë të Fushë Arrëzit.

Këto bimë kanabisi janë asgjësuar nga policia më datë 26 Qershor 2024.

Gjithashtujanë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e njësisë administrative Iballë me iniciale A.Z., për specialistin e pyjeve I.B. dhe për D. P., kryetar i fshatit Iballë.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/tvklan.al