Shtetet e Bashkuara njoftuan se kanë vendosur sanksione ndaj miliarderit të miqësuar me Rusinë, ish-kryeministrit dhe themeluesit të partisë në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane, Bidzina Ivanishvili, për minimin e demokracisë së Gjeorgjisë për “përfitimet e Federatës Ruse”. “Nën udhëheqjen e Ivanishvilit, Ëndrra Gjeorgjiane i ka çuar përpara interesat e Kremlinit duke devijuar trajektoren euroatlantike të Gjeorgjisë...