Stadiumi “Mikheil Meskhi” do të jetë arena ku tifozët shqiptarë do të hedhin sytë mbrëmjen e sotme. Impianti me kapacitet pak më shumë se 27 mijë vende është i dyti më i madh në Tbilisi, aty ku pritet të ketë një numër të madh tifozësh vendas.
Pavarësisht kushteve atmosferike, ku parashikohet që të ketë edhe reshje shiu, gjeorgjianët pritet të mbushin shkallët e stadiumit. Numër i paktë do të jetë me tifozë kuqezi të cilët do të sfidojnë temperaturat rreth 15 gradë Celsius.
Deri më tani fanatikë të kombëtares do jenë rreth 500 persona, ndikuar kjo edhe nga distanca e largët. Distanca mes Tiranës dhe Tbilisi është 2.617 kilometra, gjithsesi ky fakt nuk i ka penguar për të garantuar një biletë në stadium.
Edhe forma e treguar në dy ndeshjet e fundit ku pësuam humbje ndaj Gjeorgjisë dhe Republikës Çeke nuk ngroh ambientin në radhët e tifozëve. Në transfertën e Pragës tifozët ishin rreth 2 mijë, por që nuk mjaftuan për t’i ndryshuar udhë fatit të sfidës.
Klan News