Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Gjykata E Krimeve Te Renda

KLP transferon prokurorët e krimeve në rrethe

Më 19 Dhjetor mbyllet prokuroria dhe gjykata e Krimeve të Rënda Prej  datës 19 dhjetor Gjykata dhe Prokuroria e Krimeve të rënda do të pushojnë së funksionuari. Për këtë Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur transferimin në Prokuroritë e rretheve të prokurorëve që kanë ushtruar deri tani detyrën pranë prokurorisë së krimeve të rënda...

Dhjetor 12, 2019

PD reagon për pafajësinë e Suel Çelës: Ata që blejnë vota për Ramën, janë të paprekshëm

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda që shpalli të pafajshëm Suel Çelën, të akuzuar për kundërshtim dhe goditje të punonjësit të policisë dy vite më parë në Elbasan. Në një reagim dërguar mediave, selia blu akuzon Kryeministrin Edi Rama se ka kapur drejtësinë. Sipas Partisë Demokratike, me vendimin e...

Nëntor 20, 2019

Burg për djalin që vrau babain

Arjan Shahaj: Më dhunonte shpesh, ma kishte bërë borxh Arjan Shahaj, 35-vjeçari që vrau babain e tij tre ditë më parë, do të qëndrojë në burg. Gjatë seancës, ai tregoi se nuk kishte pasur qëllim ta vriste të atin, Ilijaz Shahaj. I akuzuari sqaroi se ai e kishte detyruar që të hipte në një dru...

Shtator 5, 2019

Burg për të arrestuarin e 5-të të grabitjes

Elton Pikli, i arrestuari i pestë për grabitjen e 6.5 milionë eurove në pistën e Aeroportit të Rinasit, është lënë në burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda. 32-vjeçari mbajtur qëndrim mohues para togave të zeza, duke mohuar akuzat e ngritura nga Prokuroria. I riu nga Kruja ka sqaruar se nuk ka lidhje me grabitjen,...

Prill 26, 2019

Gjykata dënon me 34 vite burg 6 persona

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 34 vite burg 6 persona të cilët trafikuan drejt Italisë nga porti i Durrësit 2.5 ton kanabisi. Por ngarkesa nuk mundi të shkojë në destinacionin përfundimtar që ishte Gjermania, pasi u bllokua në Ankona. Konkretisht togat e zeza dënuan me nga 13 vite heqje lirie Euron Hotin...

Mars 6, 2019

Lirohet Ervin Mata

Ervin Mata është liruar nga Gjykata e Tiranës dy ditë, pasi ai u dorëzua në Policinë e Tiranës. Gjykatësi Artan Gjermeni ka caktuar masën e detyrimit për t’u paraqitur dy herë në muaj në Prokurori për 32-vjeçarin. Mata nuk ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit duke u përfaqësuar nga avokati i tij. Prokuroria nuk...

Mars 4, 2019

Burg pa afat për dy ish-deputetët e PS

Tek Gjykata e Krimeve te Rënda, 34 të arrestuarit e operacionit “Vol-Vo 4” dolën njëri pas tjetrit para trupit gjykues, në një seancë maratonë, që zgjati më shumë se 10 orë. Nuk bënë dallim as dy ish-deputetët socialiste Arben Çuko dhe Arben Ndoka. Ata u ulën pranë njëri-tjetrit në bankën e të akuzuarve, me të...

Tetor 24, 2018

Masakra në Tiranë, burg përjetë vrasësit italian

Tre vjet pas masakrës në Tiranë, ku mbetën të vrarë Mentor Lufi, Gerti Goxhaj dhe Durim Sulku, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me burgim të përjetshëm italianin Salvatore Letizia dhe me 47 vite vëllezërit Doçi. Italiani dhe dy vëllezërit Doçi ishin pjesë e dy grupeve rivale që u përplasën me armë në bulevardin ‘Zogu...

Tetor 10, 2018

Del para gjykatës grabitësi nga Kukësi

Ky është Gentjan Duraku i arrestuar në Shqipëri si pjesë një bande që kishin kryer më shumë se 45 grabitje në Gjermani. 29-vjeçari  u arrestua në Qershor në Kukës për llogari të autoriteteve gjermane si pjesë e një operacioni ndërkombëtar. Limani së bashku me 40 persona të tjerë ishin kthyer në tmerrin e disa qyteteve...

Shtator 27, 2018

9 të arrestuarit e fisit Bajri përballë Gjykatës së Krimeve të Rënda

Nëntë anëtarët e fisit Bajri të arrestuar në sajë të operacionit ‘OAZ’, pritet  të dalin përballë Gjykatës së Krimeve të Rënda në orën 14:00, atje ku do verifikohet masa e sigurisë arrest me burg e dhënë në mungesë. Gjatë të dielës Gjykata e Krimeve të Rënda ka bërë njoftimet drejt komisariateve ku mbahen të arrestuarit,...

Shtator 23, 2018